Dashamirësit e Vuçiçit në Tiranë nuk duhet të sulmojnë Kosovën, thotë Zotaj
“Shqiptarët, opozitarët kryesisht, partitë opozitare të Kosovës, por edhe ndonjë dashamirës i Vuçiçit në Shqipëri, nuk ka nevojë të sulmojë shtetin e Kosovës, për të arritur aty ku ai do”.
Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, ish-ushtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk ka refuzuar SHBA-të për vendimin për targat dhe shtoi se serbët nuk duhet të tolerohen pafundësisht.
“Është një lojë që bëhet brenda Serbisë. Shqiptarët, opozitarët kryesisht, partitë opozitare të Kosovës, por edhe ndonjë dashamirës i Vuçiçit në Shqipëri, nuk ka nevojë të sulmojë shtetin e Kosovës, për të arritur aty ku ai do. Nuk besoj që Albin Kurti ka refuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë kategorike. Nuk mund t’i tolerojmë serbët pafundësisht. Nuk besoj se Albin Kurti vepron kundër interesave kombëtare”, theksoi ai.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet