Tedi Blushi thirrje qeverisë që të ulet çmimi i druve për ngrohje

7 Nëntor 2022 | 12:02

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushi u shpreh në një konferencë për mediat se 37% e qytetarëve nuk kanë mundësi financiare të ngrohin dot banesat e tyre.

“Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë së Europës, të bëra së fundmi publike gjatë konferencës  mbi  Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Qendra Eden. Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, mbështesim plotësisht thirrjen e Komunitetit të Energjisë drejtuar Qeverisë për domosdoshmërinë e rishikimit të politikave të subvencionimit për energjinë elektrike për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët”, u shpreh Blushi.

“Politikat antisociale të “Rilindjes” që po zbaton pa mëshirë OSHEE duke dënuar njerëzit e varfër të ngrijnë nga i ftohti, si dhe arbitrariteti i zbatimit verbal të ligjit që shkon deri aty sa të ndërpresë energjinë elektrike për të gjithë ata që jetojnë të vetëm dhe pa të ardhura ekonomike janë të papranueshme”, tha ai më tej.

Blushi i bëri thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë për uljen e çmimit të lëndëve drusore që përdoren për ngrohje në zonat malore dhe më të ftohta të vendit, si dhe të heqë monopolet në këtë sektor që kanë dyfishuar çmimin e druve të zjarrit duke e bërë akoma edhe më të pamundur përballimin e kostove.

“Heqja menjëherë dorë nga vendimi arbitrar për shtrenjtimin e energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh, i hyrë në fuqi nga 1 nëntori, dhe që godet në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme, do të ishte një tjetër masë efektive. Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.  Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderët sekretë. Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kombëtare kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve”, përfundoi Blushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026