Inflacioni, qytetarët parashikojnë ulje më shpejt se bizneset e bankat

7 Nëntor 2022 | 15:16

Qytetarët janë më optimistë se bizneset dhe agjentët financiarë kur vjen puna për nivelin e rritjes së çmimeve për vitin e ardhshëm.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, konsumatorët parashikojnë që inflacioni pas 12 muajsh të jetë 4.59 për qind, më pranë nivelit neutral të synuar nga Banka e Shqipërisë, që është 3 për qind.

Bizneset dhe agjentët financiarë, ku përfshihen edhe bankat dhe institucionet e tjera financiare parashikojnë një nivel deri në tre herë më të lartë se ai që pritet nga qytetarët.

Sipërmarrjet thonë se rritja e çmimeve pas 12 muajsh do të jetë 10.6 për qind, ndërsa agjentët financiarë e parashikojnë rritjen me 9.6 për qind.

Banka e Shqipërisë parashikon nga ana tjetër që inflacioni të vijojë rritjen edhe në muajt e mbetur të këtij viti dhe të nisë stabilizimin në gjashtë muajt e para të vitit të ardhshëm. Për rikthimin e tij në nivele normale, Guvernatori Gent Sejko deklaroi se parashikohet tremujori i dytë i vitit 2024.

Për të frenuar rritjen e çmimeve, bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti normën e interesit në 2.75 për qind, ndërsa nuk përjashton mundësinë që kjo normë të shkojë në nivele 4 dhe 5 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026