​Lëvizja Vetëvendosje për marrëveshjen në Uashington: Hoti ka pas vetes vetëm gjysmën e LDK-së dhe Nismës

9 Shtator 2020 | 12:35

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Zotimet në Uashington kjo parti opozitare i konsideron si të dëmshme, ndërsa shton se qeveria Hoti është e paligjshme dhe nuk mund të negociojë në emër të vendit.

 Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka ftuar shefin e qeverisë, Avdullah Hoti në një sërë komisionesh parlamentare për të raportuar.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një konference për mediat tha se kryeministri Hoti nuk ka arritur t’u qëndrojë zotimeve të tij dhe se duhet të mbajë përgjegjës për këtë.

 “Kemi bërë kërkesa për raportim në komisionin për punë të jashtme, ekonomi, infrastrukturë të drejtat e njeriut dhe mbikëqyrje të financave publike. Deputetët e grupit parlamentar të LVV-së i kanë paraqitur kërkesat për raportim lidhur me politikën e jashtme, ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, mini-shengenin dhe bisedat për zajednicën. Ato që tashmë po i quajnë të zhvendosurit dhe shpenzimet e një delegacionit stërmadh që udhëtojë në Uashington”,  tha Nagavci.

Sipas Vetëvendosjes, kryeministri Hoti ka prapa vetës vetëm gjysmën e LDK-së dhe të Nismës.

 “Aktualisht për këto dakordime të arritura për marrëveshjen që ka nënshkruar zotëri Hoti ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe gjysmën e Nismës. Këto janë të vetmet që nuk kanë paraqitur ankesa dhe vërejtje për këto koncesione që Hoti i bëri Vuçiçit dhe Serbisë. kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë, nuk mund të sjell marrëveshje të mira një qeveri pa legjitimitet me zyrtarë që japin zotime, e nuk mbajnë përgjegjësi dhe gënjejnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo, raporton Kosova Press.

Zonja Nagavci u bëri ftesë partive të tjera parlamentare që të t’i bashkohen mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Nuk mjafton që këto deklarata të i thonë vetëm në studio televizive, në konferenca apo me statuse në Facebook.  Ata mund dhe do të duhej menjëherë të jepnin nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie, e nisur dhe nënshkruar nga 31 deputetët e grupit parlamentar të LVV-së. Nëse hezitojnë akoma të nënshkruajnë mocionin që iu kemi dërguar formalisht ata nuk mund të konsiderohen si opozitë dhe janë përgjegjës sa zotëri Hoti, e kjo qeveri”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu komentoi akuzat e të dërguarit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ndërsa tha se etiketimet për “antiamerikanizmin” e Lëvizjen Vetëvendosje dhe të liderit të saj, Albin Kurti nuk tregojnë asgjë.

“Akuzat që i ka bërë në vazhdimësi Grenell nuk tregojnë asgjë për LVV-në, e as për Kurtin. Ato tregojnë vetëm për mënyrën si negocion dhe partnerët që i dëshiron zoti Grenell. Ka qenë një fat i mirë që qeveria Kurti ishte në pozitë, qoftë edhe për shkurt por të pengonte projektet e Thaçit për ndarje të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu:

Grenell i përgjigjet Kurtit: E dimë që je kundër SHBA-ve. Djali i Trump shpërndan mesazhin

Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën, nuk e ratifikojmë

Marrëveshja e Uashingtonit, Glauk Konjufca: Kosova ka humbur shumë, bëri kompromise të mëdha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026