Abdixhiku: Kërkojmë koordinim me aleatët tonë për të stabilizuar situatën në vend
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me situatën në veri.
Në fjalën e tij ai tha se do mbështesin qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit do të ketë një koordinim me aleatët në SHBA dhe BE, në mënyrë që të stabilizohet situata në vend.
Më tej ai tha se në takim, Kurti nuk paraqiti një plan konkret për zgjidhjen e situatës së krijuar prej disa ditësh në veri të Kosovës.
“Ne jemi përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kurtit për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit. Kemi shprehur gatishmërinë për të mbështetur që synon koordinimin me aleatët tonë ën SHBA dhe Europë . Për pjesën më të madhe nuk kuptuam ndonjë gjë të re se sa deklarimet publike që Kurti ka bërë.
Nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në veri të vendit, si dhe nuk pamë ndonjë gatishmëri për koordinim të plotë më aleatët tanë ndërkombëtar. Ne besojmë se koordinimi i ngushtë me DASH me aleatët tanë në SHBA dhe Bruksel është zgjidhja e vetme adekuate në situatën e tanishme që është Kosova.
Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendit nga faktorë që burojnë në Beograd dhe në koordinime shumë të thella se sa kaq, por që duhet ngushtë që me aleatët e vet, të sigurojë paqen në Kosovë.
Për një nisje të tillë qeveria e Kosovës do të ketë mbështetjen tonë, për aq kohë sa ka një plan konkret për çështjen e sigurisë në ven.
Ne kërkojmë koordinim të plotë me aleatët tonë për të stabilizuar situatën e sigurisë në vend.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës