Gazetari Lita: Hakerat dhanë mesazh, MEK njoftoi për dronët iranianë në Rusi

8 Nëntor 2022 | 11:34

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se hakerat iranianë i dhanë mesazh Shqipërisë, në lidhje me daljen e informacioneve të agjentëve të SHISH-it.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita nënvizoi se Opozita iraniane që është me bazë në Shqipëri, ka vepruar kohët e fundit për të zbuluar shumë sekrete të Iranit në lidhje me dërgesat e tyre ushtarake drejt Rusisë.

“Besoj se hakerat iranianë kanë dashur të japin një mesazh shtetit shqiptar, SHISH-it, duke u thënë që nuk jeni më të sigurtë. Kjo është për të dhënë  një mesazh. Opozita iraniane që është me bazë në Shqipëri, ka vepruar kohët e fundit për të zbuluar shumë sekrete të Iranit në lidhje me dërgesat e tyre ushtarake drejt Rusisë.

MEK-u në Shqipëri, përmes njerëzve të tyre në Iran, ka siguruar të dhëna dhe materiale për dërgesat ushtarake të Iranit në Rusi. Kjo ka qenë një hakmarrje e Iranit për veprimtarinë e MEK-ut në Shqipëri”, theksoi ai.

Hakerat kanë publikuar videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH.

Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” tregon përgjime në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se 2 videot e publikuara të hënën pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e Kinës, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Në mesazhin e hakerave në kanalin e tyre Telegram shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026