Bojkot i provimeve të sezonit nëse qeveria nuk plotëson kërkesat
Në protestën e katërt kombëtare pedagogët ishin më të pakët në numër. Pas tërheqjes përkohësisht nga bojkoti i mësimit, ata paralajmërojnë se do të protestojnë periodikisht për të kërkuar plotësimin e kërkesave.
“Ne nuk jemi këtu për lojëra, ne nuk jemi këtu për dinakëri, ne nuk jemi këtu për të marrë pushtet, ne nuk jemi këtu për të rrëzuar dikë nga pushtetit, ne jemi këtu për të kërkuar thjeshtë të drejtat e munguara, të drejtat e mohuara,” – u shpreh pedagogia Enkelejda Olldashi.
“Ku flisnim këtu na u tha 0%, sot kemi kaluar në 15. Në qoftë se do ta vazhdojmë këtë qëndresë do të kalojmë edhe 30 e për të përfunduar tek 50%,” – tha pedagogu Aleksandër Petre.
Në kërkesat e tyre ata përmendin edhe studentët.
“Pagesat e tarifave të shkollimit të studentëve shqiptarë të jenë jo më shumë se tarifat e studentëve në Kosovë,” – u shpreh pedagogu Ismail Hoxha.
Arsyeja përse vendosën të futen në auditor ishte për të mos dëmtuar vitin akademik.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë