Rasti më skandaloz, 8 pedagogë të inxhinierisë në Kosovë kopjuan nga njeri-tjetri
Në prishtinë është hapur një ekspozitë shuëm e veçantë, sepse lidhet pikërisht me plagjiaturat e profesoreve te Universitetit te Prishtinës.
Koordinatori i aktivitetit, nga Organizata për Rrjetin e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha thotë se rasti më skandaloz është i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku 8 pedagogë kishin kopjuar nga njëri-tjetri.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hoxha nënvizoi hulumtimet për plagjaturat fillojnë që nga viti 2018.
“Lidhur me plagjiaturat, ne kemi marrë në trajtim denoncime të lëndëve për shqyrtim të plagjiaturave të pedagogëve të Prishtinës, nga viti 2018 e tutje. Janë bërë 4 vite që ne merrmi aktivisht me to dhe hulumtojmë, shohim se nga denoncimet që vijnë, të parat plagjiatura i kemi zbuluar vetë.
Në këtë ekspozitë, kemi bërë një lloj përmbledhjeje, janë të pallogaritshme, pasi rasti më skandaloz është i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku 8 pedagogë kishin marrë nga njëri-tjetri dhe kishin bërë nga 7-9 punime secili për të avancuar. Nuk mund ta themi me saktësi sasinë e plagjiaturave”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit