Emigrantët shqiptarë në Angli, Begaj: Duhet një konsullatë në Kukës
Presidenti Bajram Begaj ka komentuar nga Kukësi çështjen e ikjes së shqiptarëve dhe debatin që ka shkaktuar në politikën e brendshme në Britaninë e Madhe.
Begaj foli për nevojën e një zyre konsullore të Anglisë në Kukës që të bëhet e mundur marrja e vizave nga qytetarët e të shkojnë të punojnë përkohësisht punë sezonale në Angli.
“I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, për faktin që problemi duhet të evidentohet dhe pas evidentimit të gjejmë rrugët e duhura për të përballuar këtë lloj gjëje. Kërkesa ime për ta është që investimet e qeverise angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët. Mos të jenë vetëm në kuadrin e këshillave, por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkesa tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtor sezonalë”, tha Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës