Denar Biba: Misioni im në KQZ ka përfunduar, momenti për një hap tjetër

9 Shtator 2020 | 19:33

Struktura e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas Denar Bibës është një eksperiment dhe ai uron që të jetë i suksesshëm. Biba thotë se, nuk do të garojë për të qenë  pjesë e kësaj strukture pavarësisht se i lejohet që të marrë pjesë.

“Misioni im në KQZ është i mbyllur, ka përfunduar. Mandati im mbaronte në janar dhe po e prisja, jo domosdoshmërish me kënaqësi se nuk do të ishte korrekte, por po e prisja me qetësim përfundimin e këtij cikli dhe realisht mendoj se ia kam marrë të tëra KQZ-së”, tha zv. kryetari i KQZ-së.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse e shikon veten pjesë e Parlamentit të ardhshëm, ai thotë se nuk preferon që të jetë i angazhuar në politikë dhe se do të mbetet jurist.

“Ka ardhur momenti për një hap tjetër në karrierën time. Nuk e shoh veten të angazhuar në politikë, por kurrë mos thuaj kurrë. Me sinqeritet nuk është në planet e mia dhe nuk do të doja. Do mbetem jurist”, tha z. Biba.

Ai tregon se kur i kanë propozuar që të bëhet pjesë e KQZ-së shumë miq i kanë këshilluar që të mos pranonte për shkak të sulmeve që mund t’i vinin, por në fund z. Biba thotë se nuk është penduar për këtë zgjedhje që ka bërë.

“Kur pranova të bëhesha anëtar i KQZ pati miq të mi që u mërzitën. Më këshilluan që të mos pranoj duke qenë se është një nga pozicionet më delikate, pasi diskutohet pushteti dhe të gjithë anëtarët ndër vite janë etiketuar, lënduar, përbaltur. Çdolloj vendimmarrje dëmton interesat e një pale.

Sa herë që e mendoj them se do ta kisha bërë dhe ribërë. Më ka pëlqyer puna në KQZ paçka se me këtë rast u kërkoj ndjesë familjarëve se nga ndonjëherë mund t’u kem krijuar dhe ndonjë shqetësim”, përfundoi intervistën e tij z. Biba në ‘Ilva Now’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021