Primaret në PD, Zef Hila kandidon për Vaun e Dejës
Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Vaut të Dejës në primaret e PD.
Vendimi e ka bërë me dije vetë Hila, përmes një statusi në Facebook ku rendit edhe arsyet që e çuan në këtë vendim.
“Unë jam këtu me ju, me besim të plotë, bashkë me ju, me misionin tonë të përbashkët të Partisë Demokratike, për t’iu kthyer vlerat secilit nga ju, për t’iu kthyer identitetin e cenuar, për t’iu shërbyer dhe bashkëpunuar, që bashkia jonë, të mos jetë në hije, por t’i japim zë, figurë, ta bëjmë të paraqitet dinjitoze e më konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar duke përmirësuar performancën në shërbim të qytetarëve. Kjo zonë, ky komunitet meritojnë më shumë rrugë, shkolla, shërbime, investime e mbështetje në bujqësi, agroturizëm, më shumë përkrahje sociale, më shumë zhvillim e të ardhme të sigurt për të gjithë! Mundësia dhe potenciali është këtu, dhe miqtë e partnerët tanë, kanë qenë dhe janë këtu, me ne, në mbështetjen tonë, dhe janë edhe ata një frymëzim dhe shtysë për mua që mora këtë vendim të rëndësishëm”, shkruan Hila.
Një ditë më parë PD njoftoi shtyrjen e kandidimit për primaret deri në 12 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin