“Jam katundari më i mirë këtu”, Rama-opozitës: Jeni mallkimi që ndjek vendin

9 Nëntor 2022 | 11:31

Kryeministri Edi Rama nga foltorja i është drejuar opozitës duke i thënë se është mallkimi i vendit.

Në fjalën e tij teksa është ndalur te “Porti i Durrësi”, kreu i qeverisë tha se ky projekt është investim i huaj dhe do sjellë 12 mijë punësime.

“Investimi që do bëjmë në Portin e Durrësit është një simbol kombëtar që punëson 12 mijë njerëz, nuk nxjerr asnjë k,okërr leku nga buxheti i shtetit. Është investim i huaj direkt. Se ku e gjeni ju paftyrësinë të hidhni baltë mbi një projekt që nuk dini gjë.

Hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik mizerabël, ku ju jeni katundarët më mizerabël mes nesh, se për katundar me mua nuk haheni dot, se jam katundari më i mirë këtu me Xhemal Qefalinë, unë nuk e di. Di që ju jeni të mallkuar dhe jeni mallkimi që e ndjek këtë vend që nga 1912. Bartësit e mallkimit për vendin janë ata që mungojnë këtu sot. Ti bëjë kujdes, shiko proceset që ke.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026