“Non gratën e ke në kokë’, Rama përplaset me Alibeajn: Bën sikur je në krye të PD-së
Debate, akuza dhe kundërakuza ka pasur sot në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Enkelejd Alibeaj.
Deputeti i PD-së e ka akuzuar Ramën për gjuhën që ka përdorur në Kuvend, me qëllim se nuk do të bëjnë transparencë për Portin e Durrësit.
Ndërkohë Rama e quajti Alibeajn “një bisht të non-gratës”.
DEBATI:
Alibeaj: Ky që po ikën ishte mirë që të dëgjonte diçka. Vetëm një njeri që gdhihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall të madh, vjen në parlament dhe nxjerr këtë gjuhë. Unë e kuptoj që do donte mirë që të flisnim edhe këtë gjuhë, t’i shkonim tek foltorja sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbulojë atë se çfarë është duke gatuar. Unë i kërkova një gjë të thjeshtë, nxirr letrat bëj transparencë, për ta kuptuar të gjithë. Duhet t’i tërhiqni vëmendjen parafolësit dhe ka folur një gjuhë jo parlamentare.
Rama: Dëgjo këtu se nuk ka asnjë për të rëndë dhe më të shpifur sesa t’i ngresh dhe ulësh njerëzit kriminele, hajdutë, pazarxhi. Këto janë shumë më të rënda sesa e vërteta që ju jeni këlysh të rrahur tek dera e SHQUP-it. Ju jeni pa atdhe dhe pa fe. Ju për këto keni lënë prova. Ju jeni të gatshëm të nxirrni nga goja të gjitha të zezat. Po thoni që po na marrin tokën tonë, po na marrin Portin e Durrësit. Je bishti i non gratës. Pavarësisht se non gratën nuk e ke në krye dhe bën vetë sikur je në krye, ti non gratën e ke në kokë. Ti je një bedel.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë