‘Na ka ngecur sharra në gozhdë’, Rama sulmon sërish Prokurorinë e Tiranës

9 Nëntor 2022 | 12:39

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Prokurorinë e Tiranës duke thënë se ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin dhe për të mbyllur kallëzimet që Drejtoria e Tatimeve i ka depozituar.

“Çfarë i keni ju problem këta që janë këtu, por ama këta duhet të mos përdorin biznesin e vogël për të shitur dhe shpërndarë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion, sepse aty ku do të kapen, do të goditen, pavarësisht se duhet ta themi dhe këtë. Na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e famshme të Tiranës, e cila prej shumë vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin, duke mbyllur çështjet që drejtoritë tona të të ardhurave t’i çojnë për ndjekje penale dhe duke marrë para nga ata, të cilët duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar pastaj letrat tek bedelat epër të bërë gjithë ato zullume me letrat të marra nga prokuroria”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

“Denoncimet tona ua janë dhënë Partisë së lekut e cila filloi të bëjë gjithë ato që bëri duke u hedhur hi dhe baltë shqiptarëve”, tha ai më tej.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama akuzoi Prokurorinë e Tiranës se “fle mbi dosje”.

“Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja”, tha kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon...
18:59 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin

Ish-Presidenti  francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e...
18:43 | 24/06/2026