Formimi i BKH, Euronews Albania mëson se si do funksionojë struktura e “FBI-së shqiptare”

10 Shtator 2020 | 14:07

Kandidatët që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë afat deri më 29 shtator të dorëzojnë formularin e aplikimit. Euronews Albania zbardh strukturën e të ashtuquajturës “ FBI-ja shqiptare ”, testimet që duhet të kalojnë gjatë rekrutimit përfshirë, testin e poligrafit.

Për t’u bërë hetues i Byrosë kombëtare të hetimit në formularin e aplikimit kërkohen informacione tejet të detajuara. Aspirantët duhet t’i përgjigjen saktë formularit me 6 faqe dhe 7 pjesë si dhe duhet ta dërgojnë me anë të postës elektronike jo më vonë se data 29 shtator.

Por, kjo do të jetë vetëm faza e parë. Kandidatët më pas duhet të kalojnë, testin e arsyetimit logjik, aftësisë fizike, shkruajtjen e eseve, intervistën e strukturuar dhe procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Por, hetuesit e FBI-së shqiptare duhet të bindin edhe ne testin e Poligrafit apo siç njihet ndryshe “makina e së vërtetës”, ku pak muaj më parë në Shqipëri u certifikuan ekspertët e parë.

 Por cila do të jetë struktura e BKH-së? Zëvëndwsdrejtori i saj do të emërohet nga Aida Hajnaj, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

BKH-ja do të ketë edhe një njësi operacionale si dhe staf administrativ. Oficerët e mbikëqyrjes do të jenë ata që do të monitorojnë gjatë gjithë kohës komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të gjithë pjesëtarëve të gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme dhe punonjësve të vetë BKH-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026