Denoncimi i PD për rindërtimin, kryefamiljari: Po vjen dimri, nuk kemi ku të qëndrojmë

10 Shtator 2020 | 14:50

Pjesëtarët e familjes Resnjaku nga Durrësi presin me ankth ardhjen e dimrit. Shtëpia e tyre, në lagjen 18 u shemb duke i lënë ata në qiell të hapur. Kur kanë kaluar afro 9 muaj nga tërmeti, ata ende nuk dinë se kur do të nisë rindërtimi i saj.

“Që nga 26 nëntori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet”, shprehet Sadik Resnjaku.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe problem psikologjike tek qytetarët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti, dhe ende nuk dinë se kur do të nisë rindërtimi i tyre.

“Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falënderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qenia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune”, thotë Resnjaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026