Brnabiç: Shërbimet serbe parandaluan kërcënimet për jetën e presidentit 

9 Nëntor 2022 | 20:18

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka njoftuar sot se shërbimet e sigurisë së Republikës së Serbisë kanë qenë në dijeni për kërcënimin e jetës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se e kanë parandaluar atë.

“Dëshmitari bashkëpunues jep detaje për atë që shërbimet e sigurisë dhe prokuroria tashmë kanë njohuri dhe prova – nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kishte asnjë proces dhe asnjë dëshmitar bashkëpunues (pra, njësoj si kudo në botë),”ka shkruar në postim Brnabiç.

Ndërkohë serbët në Kosovë vazhdojnë të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në institucionet e Prishtinës, pas vendimit për targat.

Pas përfaqësuesve politikë, policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, dorëheqjet kanë dhënë edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Liria e medias në Kosovë ka hyrë në një periudhë të qartë përkeqësimi, si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të...
14:29 | 20/07/2026

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026