Berisha: Projekti në Portin e Durrësit, aferë Rama-Vuçiç

9 Nëntor 2022 | 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se projekti për Portin e ri të Durrësit, është një aferë korruptive e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Berisha nënvizoi se pas këtij projekti, qëndrojnë serbë të cilët janë sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç.

Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi”, theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026