Autobusët të tej mbushur, nuk respektohen masat, qytetarët kërkojnë zgjidhje
Dy muaj pas hapjes së transportit urban, qytetarët përballen çdo ditë me mbi popullim në autobusët urbanë.
Protokolli i sigurisë ka përcaktuar se udhëtarët e kanë për detyrim të jenë të pajisur me maskë gjatë pritjes në stacion. Por, kjo masë vihet re se nuk zbatohet nga të gjithë. Sakaq e njëjtë është situata edhe brenda autobusëve.
Me dhe pa maskë qytetarët udhëtojnë të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit. Tejmbushja e autobusëve bën që pasagjerët të mos kenë mundësi të ruajnë distancën fizike, duke u kthyer kështu në vatra të mundshme infeksioni.
Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që të shtohen linjat e autobusëve.
“Shqetësuese është sigurisht, po çfarë të bëjmë, kemi zgjidhje tjetër? S’ke zgjidhje, tani është fluksi që njerëzit ikin në punë, nesër do fillojnë shkollat”, shprehet një grua.
“Po është problematike me këtë gjendje që është tani frikë është, po i takon shtetit të marrë masa”, shprehet një tjetër qytetare.
“Të vijnë më shpesh urbanët, sepse kontrolli dhe sikur të jetë, njerëzit kanë një orar punë, të gjithë kanë atë rutinën e përditshme. Kam gjysmë orë që pres”, thotë një tjetër.
“Ka edhe autobusë plot ka edhe bosh, shqetësuese janë. Çfarë të bëjmë tani? Kontrolle ka nëpër autobusë, po të shtohen autobusët”, tha një përdoruese e linjave urbane.
“Tani mirë është të rinjtë të marrin masa, të vënë masa të mbajnë distancë, po nuk ka bërë vaki ndonjëherë dhe nuk do bëjë”, shprehet një qytetare.
Ajo që mbetet shqetësuese është fakti që këto masa nuk po zbatohen saktë as nga faturinot, të cilët kanë edhe kontaktin më të afërt me qytetarët. Sa i përket drejtuesve te autobusëve është prezenca e kamerës është ajo që u rikujton se duhet të vendosin maskën.
.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta