Albulena Haxhiu mohon lajmet se i është refuzuar viza
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se gjykuan bashkë me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë se vizita e saj në Amerikë, e planifikuar të zhvillohet në dhjetor, duhet të shtyhet.
Ajo tha se deri tek ky vendim erdhi duke marrë parasysh situatën aktuale politike në vend. Ministrja sqaroi se lajmet për refuzim vize janë të pavërteta.
Më tej, ajo tha se vizita do të realizohet dhe për datat, qytetarët do të njoftohen, shkruan KlanKosova.
Në lidhje me anulimin e vizitës në ShBA e cila ishte planifikuar në dhjetor të këtij viti, ka folur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili në një bisedë të sotme më gazetarët tha se “nuk sheh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e SHBA-së të lëshonte viza për një ministër të qeverisë së Kosovës”.
“S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, u shpreh Hovenier.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend