Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani Rama-Vuçiç me Llukashenkon e Bjellorusisë

9 Nëntor 2022 | 20:52

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Kuvend për Portin e Durrësit.

Ai akuzon se kryeministri Edi Rama po sjell me procedurë urgjente po sjellin në parlament ligjin e privatizimit për veten e tij dhe Aleksandër Vuçiç të Portit të Durrësit.

“Porti i Durrësit ka një territor 1.2 milionë metër katror. Porti i Durrësit përbën si truall ndërtimi me vlerë minimumi 3 miliardë Euro. Porti i Durrësit i zhvilluar në ndërtime siç pretendon ai Dubai City, mund të shkojë në vlerë edhe 3 miliardë të tjera. Por kush janë këta që marrin portin? A ka shqiptarë që e dinë? Jo,” – u shpreh kryedemokrati.

Berisha u bëri thirrje durrsakëve të pyesin, se kush janë personat që po marrin portin, pasurinë publike shqiptare.

“Ua them unë kush e merr. E merr një kompani në pamje të parë emiratesh, por në pamje të parë në thelb, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Nebojsha dhe Dragomir Karriç, pra kompanitë e vëllezërve Karriç të cilët të gjithë aksionet i kanë me Llukashenkon e Bjellorusisë,” – u shpreh kreu i PD-së.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026