Çfarë do të bënte Namik Dokle nëse sot do të ishte ende në politikë?

9 Nëntor 2022 | 21:31

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle tregoi në një intervistë në Euronews Albania se çfarë do të bënte nëse sot do të ishte ende në politikë.

Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu ai tha se po të ishte në parlament do të studionte ligjet, ndryshimet e amendamenteve, do të merrte pjesë në komisione dhe do të dinte ç’të thoshte.

“Ndërkohë që tani unë nuk dëgjoj fjalimet e parlamentit, por lexoj Gabriel Garcia Marquez, Juan Rulfon, Ismail Kadarenë, poezitë e Dritëro Agollit, lexoj Murakamën e të tjera me radhë, e nuk merrem të dëgjoj se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri,” – u shpreh Dokle.

Ish- deputeti tha se ndjek vetëm një edicion lajmesh në ditë sa për të ditur ç’po ndodh në vend dhe nuk merret me analiza politike apo ekonomike.

Dokle tregoi gjithashtu se në fillimet e para sapo ishte shkëputur një ministër e pyeti për një sugjerim dhe i ishte përgjigjur i vetmi sugjerim i tij ishte të mos shkelen ligjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023