Operacioni për kriptovalutat, kreu i ‘Guardia Civil’: Bashkëpunimi solli suksesin
Manuel Martines, Shef i Guardia Civil në Katalonja, tha se ky operacioni me mashtrime me kriprovalutat arriti suksesin për shkak të bashkëpunimi të frytshëm të institucioneve të të gjithë vendeve.
Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreun e SPAK dhe zyrtarë policorë spanjollë, theksoi se krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet.
“Dua të falënderoj të gjitha autoritetet shqiptare, ashtu si edhe mediat e pranishme. Të transmetojmë suksesin që arritëm në kët6ë aktivitet të përbashkët mes policive të vendeve të ndryshme. Krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet. Kemi arritur këtë rezultat duke u nisur nga viktimat spanjolle që zbuluan këta kriminelët. Bëhet fjalë për një operacion që shtrihet më tej sesa kufijtë e Shqipërisë. Është zhvilluar edhe në vend të tjera. Suksesi i operacionit është bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme”, tha Martines.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me policinë spanjolle në Elbasan, ku u zhvillua një aksion në një call center, me dyshimin se kryeshin mashtrime me kriptovaluta.
Kraja bëri të ditur se aktiviteti i paligjshëm, ishte shtrirë në 8 shtete.
Ai shtoi se SPAK po kryente hetime prej më shumë se 1 viti dhe iu drejtua shqiptarëve, duke u thënë që të mos merren me aktivitete të tilla të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit