Kredia frikëson qytetarët, bien kërkesat në banka
Çmimi i banesave dhe normat e larta të interesit kanë stepur qytetarët për të kërkuar kredi në banka. Nga ana tjetër, bizneset kanë rritur kërkesën për hua, duke kërkuar të fusin energji alternative në rrjetin elektrik.
Kreditë po paguhen disa herë më shtrenjtë se vitet e kaluara në këtë periudhë, por interesi për të kërkuar borxhe të reja tek bankat mbetet i lartë nga bizneset.
Këta të fundit kanë rritur kërkesën për të mbuluar nevojat për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, si pasojë e shtimit të kostove nga rritja e përgjithshme e çmimeve.
Kostot e shtuara, sidomos për energjinë, kanë shtyrë tregtarët të kërkojnë alternativa të reja investimi.
Nga ana tjetër, individët janë stepur në periudhën korrik-shtator. Ata kanë kufizuar hyrjen në bankë për të kërkuar kredi të cilat mbulojnë nevojat për konsum apo blerje banese. Me normat e interesit, që arritën në 4.5% dhe rritjen e shpejtë të çmimit të apartamenteve, frika për një blerje të tillë dhe shlyerje në vite është rritur.
Bankat kanë shtrënguar kushtet për kreditim, pas disa vendimeve të marra këtë vit nga Banka e Shqipërisë që e kanë rritur normën bazë të interesit në 2.75%.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes