Anëtari i Këshillit Kombëtar shpall kandidaturën për Bashkinë Sarandë

10 Nëntor 2022 | 14:15

Këtë të enjte, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Spiro Vaso prezantoi kandidaturë në Primare për Bashkinë e Sarandës.

Në një deklatatë nga selia blu, ai u shpreh se të rinjtë janë larguar nga arroganca e pushtetit lokal dhe qëndror të Partisë Socialiste. Ai theksoi duhet të heqim këtë të keqe.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës nga degët e PD për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë

Fjala e plotë:

Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit.

Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.
Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar.

Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm.

Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh.

Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë. Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës. Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre.

Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026