Viti i ri shkollor, Lulzim Basha apelon që mësuesit të kryejnë testin e Covid-19

11 Shtator 2020 | 08:55

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor, por nuk do jetë një atmosferë si vitet e shkuara për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila ka detyruar autoritetet të hartojnë masa strikte për ruajtjen e shëndetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se ky vit shkollor pritet të nisë me kushte të vështira për mësuesit, nxënësit, por edhe për familjarët  e tyre. Duke qëndruar në këtë pjesë, kryedemokrati pohon se qeveria ka detyrë parësore, që të aplikojë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit tek mësuesit dhe nxënësit.

“Tashmë shumë pranë, nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijëra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve’, thekson Basha.

Shefi i opozitës së bashkuar thekson se veç dezinfektimit të shkollave, zhvillimit të mësimit me turne, autoritetet shtetërore duhet t’u krijojnë mundësi mësuesve që të kryejnë testin e Covid-19.

Për kryetarin e PD-së, testimi i vazhdueshëm i stafit mësimor mund të shmangte një zinxhir të mundshëm të përhapjes së pandemisë tek pjesa tjetër e qytetarëve.

 Zoti Basha fton qeverinë shqiptare të marrë shembullin e Kosovës, që sipas tij, ka nisur punën për testimin e mësuesve përpara se të hyjnë në auditorë dhe klasa.

“Veç dezinfektimit të ambienteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mësimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën. Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik”, shton ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026