Tirana ‘Qyteti europian i sportit’, Veliaj: Europa është destinacion brenda nesh
Pas takimit që pati me Papa Françeskun në Vatikan, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dha një intervistë për televizionin italian TG3.
Ai foli për përvojën e Tiranës si kryeqyteti europian i rinisë për 2022-shin dhe për titullin e ri të cilin do të mbajë kryeqyteti shqiptar si ‘Qyteti europian i sportit’.
“Europa nuk është një destinacion jashtë nesh, por një destinacion brenda nesh. Ne kemi qenë një vend emigrantësh. Male njerëzish hipnin mbi anije për të ardhur këtu, kurse tani, prej më se 10 vjetësh kemi mikpritur opozitën iraniane. Vitin e kaluar mikpritëm afganët, kurse këtë vit ukrainasit. Ndaj, besoj se të gjitha vendet mund të ndryshojnë. Nëse ka ndryshuar Shqipëria pas regjimit të egër komunist, të gjitha vendet mund të ndryshojnë dhe të mirëpresin njerëz me dinjitet”, u shpreh Veliaj.
Veliaj ishte i ftuar në këtë vizitë nga Papa Françesku, në kuadër të ‘Vitit europian të rinisë’.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar