Dalipaj: Diktatura bëri krim me përcaktimin e standardit të gjuhës shqipe

10 Nëntor 2022 | 21:35

Gjuhëtari Agron Dalipaj tha në një intervistë për Euronews Albania se diktatura bëri krim me përcaktimin e standardit të gjuhës shqipe.

“Me mbarimin e luftës së dytë botërore kur në pushtet erdhën komunistët, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga jugu, filloi që në dokumentet e tyre të ndryshohej standardi që kishte vendosur  Komisia e Shkodrës,” – tregoi Dalipaj.

Gjuhëtari tha se edhe Abetarja e parë ishte në toskërisht dhe më vonë të gjitha shkresat dilnin në atë dialekt.

Dalipaj tregoi se deri në 67’-tën kur u hodh ideja për një standard të unifikuar të shqipes, u mënjanua gati plotësisht gegnishtja dhe u vendos në të gjitha institucionet zyrtare të flitej toskërisht.

Rezulton, sipas gjuhëtarit, se ky standard u vendos nga një regjim komunist me interesat e veta dhe u mënjanua plotësisht popullsia më e madhe shqiptare jashtë kufijve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023