Gjuhëtari kundër Akademisë së Shkencave: Gabim mënyra si po bëhet fjalori i ri
“Gabim mënyra sesi po hartohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”. Kështu deklaroi profesori i njohur i gjuhës shqipe Xhevat Lloshi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në komisionin e ngritur nga Akademia e Shkencave për këtë çështje me rëndësi.
Z. Lloshi nënvizoi se duhet të ngrihet një komision shtetëror për fjalorin terminologjik, i cili të organizojë punën në shkallë kombëtare.
Profesori tha se duhet të ketë një komunikim të gjithës shqipe kudo ku ka shqiptarë, me një gjuhë të njësuar.
“Është e nevojshme sot që të bisedojmë se çfarë probleme ka sot në gjuhën shqipe. Ta shikojmë shqipen si një gjuhë shtetërore dhe kombëtare pavarësisht se është në disa shtete. Duhet një komunikim i plotë kombëtar”, u shpreh ai.
“Shqipja është një gjuhë e hapur, shqiptarët do të bëhen me dy-gjuhësi, por duhet të mbrojmë karakterin kombëtar të gjuhës shqipe”, shtoi profesori.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare