Bushati-Kryemadhit: Rama nuk ikën pa ikur shumë nga ne
Analisti Andi Bushati ka replikuar me deputetet e PL, Monika Kryemadhi në emisionin Now në Euronews Albania.
Kryemadhi tha se të gjithë: politikanë, shoqëri civile, media janë njësoj fajtorë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës, por shtoi se tani është momenti që të gjithë të mblidhen për ta rrëzuar nga froni.
“Shqiptarët nuk falin as politikën, as shoqërinë civile, por nëse do shohim gabimet e njëri-tjetrit Ramën do e kemi gjithë jetën, nëse themi bashkojmë votën dhe të vëmë përballë drejtësisë. Jemi të gjithë fajtorë për mbajtjen në majë të Olimpit të Ramës, por sot duhet të mblidhen të gjithë që ta rrëzojnë”, tha Kryemadhi.
Për Bushatin, largimi i Ramës do të ishte vetëm heqja e një emri. Sipas tij Edi Rama nuk mund të ikur shumë të tjerë.
“Po me të gjithë këta bashkë do heqim vetëm emrin, por do pjellim një tjetër. Edi Rama nuk mund të ikë pa ikur edhe shumë nga ne”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim