‘Shqiptarët po ikin’, Meta: Rama u vrau shpresën, nesër është ora e llogaridhënies
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shqiptarët po ikin, pasi kryeministri Edi Rama u ka vrarë shpresën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta, duke iu referuar një raporti ku thuhet se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit, u shpreh se shkak për këtë është keqqeverisja.
“Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre, armiku i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor. Të dhënat e publikuara së fundmi nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) pohojnë se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit.
Shkak kryesor sipas vetë të anketuarve është keqqeverisja dhe vrasja e shpresës nga “Rilindja”. Është kjo arsyeja, konfliktet dhe përjashtimet e thella sociale, që po i detyrojnë shqiptarët të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke kaluar La Manshin me gomone dhe aspak propaganda e gënjeshtërt e Edi Ramës se shqiptarët po ikin sepse sipas tij kjo ju pëlqen. Ndaj nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës që Edi Rama ta dëgjojë qartë se ora e llogaridhënies për të po afron!”, shkroi Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni