Flet avokati i gjyqtares së arrestuar: Prokuroria përdori dy standarde në hetimin e Mimoza Margjekës
Për avokatin e gjyqtares Mimoza Margjeka arrestuar për korrupsion nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në këtë rast prokurorët kanë përdorur dy standarde. Ilia Ilia ngre dyshime se në rastin e klientes së tij prokuroria e posaçme ka përdorur dy standard. Ai aludon se të përfshirë në këtë rast janë edhe gjyqtarë tjerë.
“Nuk kanë arritur të ndikojnë te Mimoza Margjeka, ndërkohë u del dhe u thotë personi i interesuar që ‘Takova avokaten e individit tjetër’… sepse janë dy persona që kanë bërë kërkesë për zëvendësim të masës së sigurimit, dhe… ‘Më tha se kam mbaruar punë me 7500 euro me kryetaren e gjykatës’, që nënkupton me kryetaren e trupit gjykues,” – tregon avokati i Mimoza Margjekës, Ilia Ilia.
Sipas avokatit gjyqtarja është paragjykuar nga prokuroria pasi emri i bashkëshortit të saj është regjistruar si person nën hetim para se ndodhte takimi me sekserin.
“Emri i (Klaudio) Zhillës del me datë 22, pra trembëdhjetë-katërmbëdhjetë ditë më pas, ndërsa ai i Arben Carës del më datë 23, pra ku e dinte ky që i parapriu regjistrimit të procedimit, pasi në përgjime këto dalin në këto dy data, pra dritëhija tjetër e paragjykimit të kësaj dhe që më pas u shoqërua me standardet e vlerësimit nga ana e organeve të akuzës,” – shton më tej Ilia.
Të shtunën para gjykatës së posaçme do të dalin për verifikim të masës së sigurisë gjyqtarja Mimoza Margjeka për të cilën u vendos masa e sigurisë arrest shtëpi ne mungese, bashkëshorti i Arben Cara i lënë në burg, avokati Skënder Demiri si dhe Nejton Bali e Klaudio Zhilla. Sipas Spak margjeka ka amrrë 6 mijë euro për të liruar Oltion Balin arrestuar për trafikun e sirianëve.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme