4 goditje Kokoneshit në shpatull, 5 në bark shoferi| Detaje nga ngjarja në Divjakë

11 Nëntor 2022 | 11:52

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili.

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Xhelili ishte IT në bashki dhe ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila ishte drejtoreshë e infermiereve në poliklinikën e Divjakës

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë. Autori është arrestuar.

Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026