I penduar për kalimin tek Milani portieri Jens Lehmann: Kisha ofertë nga Real Madrid
Qëndroi vetëm për 1 sezon tek skuadra e Milanit dhe u aktivizua në 5 ndeshje, Jens Lehman e konsideron kalimin tek italianët si gabimin më të madh në karrierë.
Kur ka kaluar më tepër se 1 dekadë nga ndeshja e fundit e gardianit gjerman, ai ka folur rreth viteve të arta. Në moshën 29-vjeçare kishte oferta nga dy gjigantët e Milanit dhe Realit të Madridit, kun ë përfundim vendosi t’i bashkohej djajve.
Refuzimi i madrilenëve mbetet ende një peng për 53-vjeçarin që aktualisht është pjesë e bordit drejtues të Hertha Berlin.
“Pranimi i transferimit te Milani ishte një gabim i madh. Mbaj mend që atë verë më thirri një drejtues i Realit të Madridit për të mësuar nëse isha i gatshëm të luaja në ‘Santiago Bernabeu’, unë preferova Milanin, Serie A konsiderohej si kampionati më tërheqës dhe ishte më konkurrues se La Liga”.
Lehman gjithashtu është aktivizuar me kombëtaren e Gjermanisë në 61 përballje. Në sezonin 2003-2004 fitoi Premier Leaguen angleze me Arsenalin, në atë që konsiderohet si ‘Trofeu i Artë’, pa asnjë humbje.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)