‘Reduktim i emetimeve brenda 2030-s’, Biden në Samitin e Klimës në Egjipt
Nga Egjipti, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi masa të reja për të përshpejtuar Aksionin Klimatik Global dhe për të reduktuar emetimet, duke e shkurtuar me të paktën 30% metanin në Shtetet e Bashkuara brenda 2030-s.
“Ne po investojmë mbi 20 miliardë dollarë për lehtësimin e emetimit të metanit në Shtetet e Bashkuara, si dhe për përmirësimin e pajisjeve industriale në sektorin e naftës dhe gazit. Të gjithë këta hapa janë për të tkurrur emetimet nga burimet e mbuluara me 87% poshtë niveleve të 2005-s, brenda vitit 2030”, tha Biden.
Gjatë qëndrimit në Sharm el Sheikh, Biden zhvilloi edhe një takim me presidentin e Egjiptit, Al Sisi.
Ky i fundit, sipas mediave ndërkombëtare, siguroi homologun amerikan për nisjen e një strategjie për të drejtat e njeriut në Egjipt dhe për ngritjen e një komiteti presidencial për faljen e të dënuarve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve