Luçiano Boçi: Dita të rrëzojmë nga froni regjimin
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook sa i takon protestës së 12 nëntorit.
Sipas tij sot është dita e shpresës, dita e qytetarit që kërkon të dëshmojë që në këtë vend ka njerëz që e duan familjen, shoqërinë dhe atdheun.
Në këtë ditë Boçi thotë se të gjithë do të kenë mundësi të shprehin zemërimin dhe revoltën kundrejt padrejtësive.
“Të gjithë solidarë për të zbritur nga froni politikën antiqytetare, politikën arbitrare, politikën që instalon regjimin, politikën që shkatërron vendin e jetën! Duam një politikë me pamje njeriu, me shpirt njerëzor, një politikë shërbyese dhe të përulur, politikë që zgjidh probleme dhe që krijon të mira dhe tregon përkujdesje,” – shkroi Boçi.
Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West