Luan Baçi: Protesta tregon se Edi Rama është minorancë

12 Nëntor 2022 | 17:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se protesta e sotme e opozitës, tregon se kyeministri Edi Rama është minorancë.

Për Euronews Albania, Baçi u shpreh se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

“Mesazhi është mëse e qartë. Rama duhet të shikojë që kjo protestë tregon që ai është minorancë dhe mazhoranca është këtu në shesh. Është një mesazh shumë i qartë se protestat nuk do të ndalojnë deri në reagimin e tij. Valë protestash, protesta dhe primare, primare dhe protesta ka Partia Demokratike”, theksoi ai.

Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.

Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.

Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026