Katër viktima dhe 140 raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

12 Shtator 2020 | 16:29

Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën katër persona në 24 orët e fundit, ndërsa janë evidentuar 140 raste të reja me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, personat që humbën jetën janë një 64 vjeçar nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova, një 63-vjeçar nga Gostivari dhe një 71-vjeçar nga Prilepi.

Rastet e reja ditore më shumë u regjistruan në Shkup ,Tetovë, Strumicë, Kumanovë dhe në Gostivar. Listës së të shëruarave i janë shtuar 134 persona në 24 orët e fundit, duke rritur më tej shpresën për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer 164 639 testime, prej të cilave 15 694 raste kanë rezultuar pozitivë. Në shtetin fqinj 646 qytetarë kanë humbur jetën, 13 128 janë shëruar ndërkohë numri i rasteve aktive është 1 920.

Autoritetet shtetërore kanë kryer 164.639 testimet të dyshuara për Covid-19, ndërsa 15694 janë konfirmuar të prekur.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026