Rikthimi i paketës anti-shpifje, Meta: Qeveria dhe parlamenti të tërhiqen nga modeli Lukashenko

13 Shtator 2020 | 09:36

Presidenti Ilir Meta ndau të dielën shqetësimin e përcjellë nga komuniteti i gazetarëve për rikthimin e përpjekjeve të qeverisë për të miratuar sërish të ashtuquajturën “Paketë anti-shpifje”.

Duke e konsideruar “model Lukashenko” mënyrën se si po veprohet me këtë ligj, përmes një postimi në Facebook, Meta i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të tërhiqet.

“I bëj thirrje të fortë qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm Lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet e për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias,” – shprehet Meta.

Paketa ligjore, e cila parashikon dhënien e kompetencave ekzekutive ndaj mediave të autoriteteve të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), është konsideruar nga komuniteti i gazetarëve si ligj problematik, i cili nëse keqpërdoret mund të cenojë lirinë e fjalës.

Ajo përfshin ndryshimin e 30 neneve të ligjit “për median audiovizive” dhe 4 neneve të ligjit për “për komunikimet elektronike”. Ndryshimet e këtyre ligjeve u miratuan më 18 dhjetor 2019, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti më 12 janar me argumentimin kryesor se ato cenonin lirinë e shprehjes.

Pasi këmbënguli se do t’i rimiratonte pa i ndryshuar, më 30 janar, qeveria tha se u tërhoq nga rivotimi i paketës me argumentin se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias, opinion i kërkuar nga Këshilli i Evropës më 23 janar.

Në postimin e tij në Facebook, Meta, kujtoi se Komisioni konfirmoi qëndrimin e tij se paketa “bie ndesh me parimet kushtetuese të ndërtimit të shtetit demokratik, lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit, standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj”.

“Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media,” – shprehet Meta.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndërlikohet anti-shpifja, një nga dy ligjet publikohet në Fletoren Zyrtare

Abuzimi me të dhënat, Aleksandër Çipa: Shqetësim kryesor mbeten rrjetet sociale dhe mediat online

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026