Sera me 870 kanabis në Berat, lihen në burg 11 të arrestuarit

13 Nëntor 2022 | 12:06

Gjykata e Beratit ka lënë  në burg 11 të arrestuarit për rastin e serës me kanabis në fshatin Rërëz, bashkia Dimal. Mes të arrestuarve janë edhe dy gra, nënë e bijë.

Vendimi ka qenë i përbashkët për të 11 të arrestuarit. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe trafik lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim.

Në prangat e policisë kanë rënë, Hamdi Dyli, pronari i parcelës, Endriol Gjeka, Blerim Gjeka, Samuel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

2 pistoleta dhe një kallashnikov, në pronësi të të arrestuarve B. Xh., H. D. dhe J. U., 4 makina dhe shumë aparate celularë u sekuestruan përveç lëndës narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026