22 të arrestuar pas shpërthimit në Stamboll, Turqia akuzon ekstremistët kurdë
Pas shpërthimit në rrugën kryesore tregtare të Stambollit, Istiklal, policia turke arrestoi 22 persona të dyshuar si pjesëmarrës në sulm, përfshirë edhe personin e dyshuar për vendosjen e bombës, njoftoi sot në mëngjes ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Ai fajësoi ekstremistët kurdë për shpërthimin. Gjashtë persona humbën jetën dhe 81 u plagosën.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se urdhri për sulmin në Avenue Istiklal të Stambollit ishte dhënë në Kobani, një qytet në Sirinë veriore, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane IPG në vitet e fundit, raporton Reuters.
“Ne besojmë se udhëzimi për sulmin erdhi nga Kobani”, tha Soylu, duke shtuar se personi që kreu sulmin kaloi përmes Afrinit, një rajon tjetër në Sirinë veriore.
“Personi që vendosi bombën është arrestuar. 21 persona të tjerë janë arrestuar më parë”, tha Sojlu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme