Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, vdesin dy vajza

13 Shtator 2020 | 18:34

Një aksident rrugor tragjik me pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” me targë AB 209 AD që ka goditur një makinë tip “Golf” me targë AA 409 VE.

Për shkak të përplasjes së fortë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera ndodhen në gjendje të rëndë. Dy viktimat dhe dy të plagosurat mësohet se po udhëtonin drejt Elbasanit dhe përplasja ka ndodhur në dalje nga tuneli.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Kërrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volksvagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarre fikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital”, bëhet e ditur nga policia.

Nga hetimet paraprake mësohet, se drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe tej normave të shpejtësisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026