Rama i drejtohet BE-së: Na përfshini më shumë në ‘luftën’ kundër rritjes së çmimeve

14 Nëntor 2022 | 11:01

Kryeministri Edi Rama u shpreh në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkup se Bashkimi Europian duhet të përfshijë më shumë vendet e Ballkanit në “luftën” kundër rritjes së çmimeve apo edhe inflacionit.

“Kjo mbledhje është edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE, sepse e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qenit gati për të hapur bisedimet dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e BE-së. Sot të dyja vendet kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë para. Në 6 dhjetor do të mbahet samite i BE me Ballkanin Perëndimor dhe do jemi së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të BE dhe është koha për të projektuar të ardhmen duke kërkuar së bashku nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuara për t’i rezistuar rritjes së çmimit qoftë edhe inflacionit”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh më tej se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm.

“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026