Mbledhja e dy qeverive në Shkup, Rama: Jemi refuzuar vazhdimisht nga BE-ja

14 Nëntor 2022 | 10:50

Mëngjesin e sotëm ka nisur në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Dimitar Kovaçeski.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se jemi refuzuar vazhdimisht nga BE-ja. Ai nënvizoi se marrëveshjet nga Ballkani i Hapur kanë dhënë rezultat dhe se Shqipëria është mbështetëse e Procesit të Berlinit.

“Në 6 dhjetor, në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithmonë dhe më të njëjta me ato të vendeve të tjera. Është koha për të projektuar të ardhmen. Shqipëria dhe RMV kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të orientohen në të ardhmen jo si shtete më vete por edhe kolektive. Jemi refuzuar vazhdimisht nga BE.

Ballkani i hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe njëkohësisht për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se hapësira jonë e përvetshme gjeografike. Kemi parë rezultate nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur. Do të vazhdojmë të jemi mbështetës të procesit të Berlinit”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026