Mbledhja e qeverive Shqipëri-RMV, Rama: Finalizojmë një sërë marrëveshjesh

14 Nëntor 2022 | 08:36

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zbardhur agjendën e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet këtë të hënë në Shkup.

Fillimisht do të ketë një pritje zyrtare të kryeministrit Edi Rama nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon mbledhja ndërqeveritare, ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Në mesditë, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, kryeministri Rama shprehet se do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026