Lleshaj paralajmëron padi ndaj mediave që dezinformuan rreth çmimit të makinës së tij tip BMW
Pas raportimeve të ndryshme në media se kishte abuzuar duke marrë një automjet të shtrenjtë në përdorim,
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përgënjeshtroi të hënën raportimet e ndryshme sipas së cilave ai kishte marrë në përdorim një makinë të shtrenjtë.
Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj u shpreh ashpër kundër mediave online, të cilat e kishin raportuar të blerë me shifra të ndryshme 100 milionë apo 150 mijë euro makinën e re që ministri ka marrë në përdorim. Pa përmendur emra, ai i quajti mediat që kishin bërë raportimet si “portale ordinere” apo “shpella virtuale” të drejtuar nga “laro” dhe “tutorë”.
Lleshaj theksoi se makina nuk është e tija, por e shtetit dhe se kishte kushtuar “vetëm 49 mijë euro”. Ai tha se prej një dhjetëvjeçari zotëron një makinë personale të zakonshme dhe se “nuk e ka as të mundur” dhe “as ndërmend të blejë një të re”.
Në reagimin e tij të gjatë në Facebook, ndërsa thekson se makina e marrë në përdorim prej tij “është makinë krejt normale me çmim më se të zakonshëm”, Lleshaj flet për “përpjekje kriminale për intimidim” dhe “dezinformim publik”.
“Larot e tyre virtuale dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore,” – kërcënoi Lleshaj duke nënkuptuar paditjen për shpifje.
Raportime të ndryshme u botuan javët e fundit pasi ministri Sandër Lleshaj u pa të lëvizte me një makinë tip BMW Serie-7.
Në një raportim të publikuar në muajin gusht nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Hulumtues (BIRN) thuhet se dhjetë vitet e fundit gazetarët dhe mediat janë përballur me rreth 200 padi për shpifje dhe cenim imazhi nga politika, ku kërkesat për dëmshpërblim kanë qenë rreth 7 milionë euro (900 milionë lekë). Pasi u shqyrtuan, shumica e këtyre padive u rrëzuan, u pushuan ose u tërhoqën nga palët paditëse.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut