Zbardhet marrëveshja 72.2 mln euroshe Britani-Francë për emigrantët

14 Nëntor 2022 | 14:37

Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje me vlerë 72.2 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm me qëllimin shtimin e përpjekjeve për të ndaluar emigrantët e paligjshëm që të bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër Kanalin Anglez.

“Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks”, tha sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman në një deklaratë pas takimit me homologun e saj francez Gérald Darmanin në Paris.

Marrëveshja vjen pasi numri i emigrantëve që bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të improvizuara arriti një rekord të ri, më shumë se 40.000 kalime gjatë këtij viti.

Më shumë se gjysma e tyre raportohet se vijnë nga Shqipëria, Afganistani dhe Irani. Gjatë këtij viti 12.000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 emigrantë në vitin 2020.

Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do t’i paguajë Francës 72.2 milionë euro gjatë vitit 2022-2023.

Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze. 350 oficerë shtesë do të vendosen në muajt e ardhshëm. Qeveria britanike tha se oficerët e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në dhomat e kontrollit të udhëhequra nga Franca për të përmirësuar koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Marrëveshja synon të rrisë sigurinë në portet me më shumë teknologji vëzhgimi, drone, ekipe të qenve zbulues, kamera dhe helikopterë. Mbështetje është premtuar edhe për qendrat në Francë për emigrantët.

Të dyja vendet duan të përdorin inteligjencën, për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës.

Marrëveshja e re parashikon krijimin e qendrave të reja të pritjes për emigrantët në jug të Francës për të penguar njerëzit që kalojnë Mesdheun të shkojnë në veri drejt Calais. Pritet që të ofrohen “alternativa të sigurta” për emigrantët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026