Ndotje rekord në Shkup, Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë
Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë probleme serioze me ndotjen e ajrit. Kështu, kryeqendra e saj, Shkupi, është në listën e tri qyteteve më të ndotura në botë për këtë javë, raportoi World Air Quality Index.
Mjeku Sedat Lumani ngre alarmin se kjo gjendje po ndikon në gjendjen shëndetësore të banorëve.
“Ndotja në përgjithësi shkakton çrregullime tek të gjithë njerëzit, po sidomos te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, siç janë ato të sistemit respirator, kardiovaskular, tek fëmijët e porsalindur dhe ata të grupmoshave tjera të vogla që shkojnë nëpër çerdhe dhe shkolla”, thotë ai.
Lumani u bën apel qytetareve të konsultohen me mjekët nëse vërejnë se kane problem me frymëmarrjen. Ata duhet të evitojnë sa më shumë ambientet me ajër të ndotur.
Autoritetet e posa֛çme të Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se janë duke punuar për rezultatet e masave afatgjata, por po studiojnë edhe masa të tjera në vazhdim për të siguruar ambient të shëndoshë jetësor. Autoritetet pranojnë edhe sugjerimet e shoqërisë civile, e cila përmes protestave javën e kaluar, ngriti zërin kundër ndotjes rekorde.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura