Meta zbulon për herë të parë si dështoi skenari me Bashën: Komploti i madh
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, e kanë sulmuar pasi, kur ishte president, nxorri një platformë me 12 pika për integrimin e Shqipërisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Basha i kërkoi që në platformë të shtonte një pikë tjetër, ku të përfshinte zgjedhjet e parakohshme.
“Çdo njeri që është i lidhur me Edi Ramën dhe që Edi Rama e financon gjoja si opozitar, nuk ka pse të vijë në shesh, as në betejë me Edi Ramën. E kam për zotin Basha dhe për çdo njeri që është si zoti Basha. E kam me prova, me fakte, ma sill këtu. E kam thirrur në zyrë, i kam thënë, do të paraqes një platformë për integrimin e Shqipërisë, para se të prishej teatri, 8 prill dhe do ia jap një diplomati që ka shqetësim për integrimin, që t’ia japë Edi Ramës.
E kam bërë deklaratën dhe i kam thënë ke bërë këto gabime, duhet të jesh bashkëpunues. Kam edhe unë një kusht tha, zgjedhjet e parakohshme. I thashë unë jam president, nuk marr përsipër këto gjëra. Paraqes platformën, dalin zëra se dikush do të godasë reformën në drejtësi. Cicërimës i bashkohet Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ç’është ky person që do të bëjë komplot në Shqipëri?”, theksoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta