Këshilli Politik, opozita do të kushtëzojë pjesëmarrjen nëse rivihen në diskutim çështjet e dakordësuara

14 Shtator 2020 | 13:14

Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në punimet e ditës së sotme të Këshillit Politik, mirëpo ajo ka bërë me dije se “nuk do të përfshihet në asnjë proces që cenon marrëveshjen e 5 qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe janë kthyer në ligj”.

Në përgjigje të ftesës për të rinisur punimet e Këshillit Politik, opozita këmbëngul për të mos vënë në diskutim më koalicionet parazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, të cilat sipas saj u kthyen në ligj më 23 korrik bashkë me Kodin e ri Zgjedhor.

Gjithashtu në dokumentin e përcjellë edhe për media rideklarohet qëndrimi i opozitës për hapje të plotë të listave të kandidatëve. Për këtë opozita thotë se Kushtetuta nuk ndalon aplikimin e mekanizmit me lista të hapura, ndërkohë që thekson se ndryshimi i rregullave të garës zgjedhore më vonë se 5 muaj para zgjedhjeve, do të ishte antikushtetuese.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 25 prill 2021. Me periudhën 5 muaj që bën me dije opozita, kuptohet se palët kanë kohë deri fundin e muajit nëntor për ndryshimet e tjera të procesit apo administrimit zgjedhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026